Gjenerata rinore ka ndërmarrë një sërë nismash në komunitet. Këto nisma janë vullnetare dhe i shërbejnë kryesisht komunitetit të Rrogozhinës, por edhe më gjerë, si edhe promovimin e aktivizmit rinor.  
Disa prej nismave të ndërmarra janë: 
– Advokimi i përmirësimit të shëndetit mendor, veçanërisht për grup-moshën e adoleshentëve;
 – Promovimi i jetesës së shëndetshme përmes aktiviteteve si panairi “Gatimet e gjyshes”, “Pasditja me gjyshërit në Park – matje tensioni dhe oksigjeni në gjak”, marshimi i tetorit rozë etj.;
– Nxitja e leximit dhe ngritja e Klubit të Librit për Fëmijë dhe Klubit të Librit për të Rinjtë;
– Ngritja e një Sere Komunitare në oborrin e Qendrës Rinore, ku çdo i ri mund të kontribuojë në kultivimin e perimeve. Produktet e Serës Komunitare do shkojnë në ndihmë të familjeve në nevojë.
Nismat tona rinore
lexim biblioteka

Arti pamor, letërsia, muzika dhe teatri mbeten disa nga aktivitetet rinore të preferuar, që bëjnë bashkë jo vetëm të rinjtë e gjimnazit, por krejt komunitetin. 

Ngritja e klubit të leximit për fëmijët e vegjër dhe Klubi Rinor i Leximit janë dy nismat më të reja të ndërmarra nga të rinjtë e Gjeneratës Rinore në bashkëpunim me Bibliotekën e qytetit të Rrogozhinës. 

Zbulo më shumë mbi aktivitetet tona artistike rinore duke ndjekur rubrikën përkatëse në këtë platformë online. 

sport ekip futbolli

Rinia e Generatës Rinore sjell aktivitete sportive, si promovues të rinisë përherë aktive, përcjellëse e vlerave rinore solidare/

Aktivitetet tona sportive transmetojnë frymën e respektit, diversitetit dhe përcjellëse e parimeve të barazisë gjinore, si edhe duke luftuar kundër diskriminimit, stigmës dhe stereotipeve që dëmtojnë drejtësinë gjinore. 

Veprimtaritë sportive të nismuara dhe organizuara nga grupi i të rinjve Gjenerata Rinore Rrogozhinë konsistojnë në lojëra si: futboll, volejboll etj.

Në këtë sesion gjeni një Vox Pop të përvojës sonë si pjesë e projektit për fuqizimin e të rinjve përmes rritjes së kapaciteteve në aftësi të buta dhe digjitale. 

Shih videon për më shumë.

Në këtë sesion do publikojmë ditën e zakonshme të anëtarëve të komunitetit tonë, duke nisur nga ne vetë, pra e një gjimnazisti, një fermeri, një pensionisti etj.

Shih videon për më shumë.

Kjo platformë online është krijuar në vitin 2023 si një Qendër Rinore Virtuale, nga një grup të rinjsh, si pjesë e projektit “FuqiZona: Rritje kapacitetesh rinore”, zbatuar në rrogozhinë nga organizata joqeveritare AMAD, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Ekipi nismat rinore sociale