Rreth Nesh

THEMELUESIT:

Kjo platformë online është krijuar në vitin 2023 si një Qendër Rinore Virtuale, nga një grup të rinjsh, si pjesë e projektit “FuqiZona: Rritje kapacitetesh rinore”, zbatuar në rrogozhinë nga organizata joqeveritare AMAD, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Lejla Tafxhafa, gjimnaziste në klasën 11 në gjimnazin “Haxhi Qehaj” në Rrogozhinë, aktiviste rinore, si edhe anëtare në Këshillin Vendor Rinor të këtij qyteti. Dallohet për energjinë e saj në çdo veprimtari, si edhe gjithashtu për pozitivitetin që përcjellë në vullnetin e saj për të përmirësuar komunitetin. Lejla merr kënaqësi dhe frymëzim kur lumturon të tjerët falë angazhimit dhe kontributit të saj, ndërkohë që ndërmerr e palodhur nisma të reja në dobi të njerëzve dhe komunitetit. Natyra humane e ka nxitur që ta shikojë veten si mjeke të ardhshme në dobi të njerëzve dhe jetës. Beson fort në dobinë që sjell kontributi personal në përmirësimin e shoqërisë. Misioni në jetë: të gjej kurën e të paktën një prej sëmundjeve të pashërueshme aktualisht.

Aleks Xhavara, maturant në gjimnazin “Haxhi Qehaj”, Rrogozhinë. Si individ dallohet për energjinë dhe aktivizmin e vijueshëm në komunitet dhe në çdo angazhim, me aftësi digjitale dhe krijuese. Natyra e tij humane dhe komunikimi i çlirët e bën ta shohi të ardhmen e tij si Teknik Imazherie, por pse jo edhe në fushën e gazetarisë. Misioni në jetë: Të kontribuoj në mirëqenien e komunitetit dhe të jem model suksesi në shoqëri.

Endri Demarku

Endri Demarku, nxënës në vitin II dhe aktualisht kryetar i Qeverisë së Nxënësve në gjimnazin “Haxhi Qehaj”. Aktivist dhe përfaqësues në angazhime të ndryshme arsimore, por dhe trajnime të formimit joformal. Zotëron informacion në fushën e gjeopolitikës dhe është i apasionar pas leximit dhe enciklopedive. Shpërfaq aftësitë e tij të mira në komunikim publik dhe mendim kritik. Karakteri i fortë dhe kërkues që ka e shtyn të eci përpara me ambicie pozitive. Për sa i përket formimit profesional, synon degën e mjekësisë, të cilën e ka pasion për të ardhmen. Misioni i tij në jetë është të jetë sa më kontribues dhe të ketë mundësinë e dhënies së kontributit të në shërbim të komunitetit.

Kristina Qoshku

Kristina Qoshku, maturante në gjimnazin “Haxhi Qehaj”, Rrogozhinë. Tepër aktive në komunitet dhe plot energji sjell shembullin e fuqizmit të vijueshëm për veten, vajzat dhe gjithë komunitetin. Ka pasion artet dhe sportet. Pavarësisht aktivizmit shumëplanësh, dëshira dhe ëndrra e saj profesionale është në fushën e Dizajnit Grafik. Misioni në jetë: Ndjekja e ëndrrave dhe objektivave profesionale e personale, për të qenë model suksesi në vendin tim.

Esla Thartori

Esla Thartori, maturante në gjimnazin “Haxhi Qehaj” Rrogozhinë. Ka spikatur për angazhimin e saj në projektet që realizohen brenda dhe jashtë shkolle. Gjatë aktiviteteve trajnuese ka shpërfaqur aftësi digjitale dhe krijuese. Esla ka një karakter konkurrues shpesh me veten, por pozitivisht edhe në shoqëri. Çka e bën të jetë në përmirësim të vijueshëm me veten si edhe tepër bashëpunuese në aktivitete ekipore. Esla ka dalluar për performancë mbresëlënëse edhe mahnitëse edhe në aktivitete të ndryshme sportive, sic janë: futbolli, basketbolli, volejbolli etj. Pasionet e saj janë të ndryshme ku përvec sporteve spikat edhe në gatim apo dhe aktrim.
Misioni në jetë: Të jetë sa më afër me komunitetit dhe të arrij suksesin me forcat e veta duke e ndërtuar vetë me themele të fortë dhe të qëndrueshme.

Zharsido Meka, nxënës në vitin e dytë në gjimnazin “Haxhi Qehaj”, Rrogozhinë. Natyra e qetë, pozitive dhe e paqtë që përcjell kahera është një ndër karakteristikat që e bën Zharsidon social e karizmatik në çdo komunitet. Me aftësi të shkëlqyera komunikimi në anglisht, si edhe i dhënë pas marketingut digjital e ka bërë të shpërfaqë interes në aktivitete brandimi dhe krijim kontenti. Ka pasion muzikën, çka e ka shtyrë drejt kompozimit dhe të kënduarit. Synimi profesional i Zharsidos është krijimi i një kompanie brandimi dhe të qenurit ndër profesionistët më të spikatur në treg për sa i përket marketingut digjital. Misioni në jetë: Të bëjë krenar familjen e tij së pari, por dhe të shërbejë në revolucionin digjital të tregut të punës.

Xhavit Dushku

Xhavit (Xhevi) Dushku, punonjës rinor në Rrogozhinë, aktivist dhe anëtar i Këshillit Vendor Rinor. Në komunitet njihet për shkathtësinë dhe prakticitetin zbatimin e detyrave. Në objektivat e caktuara prej vetes apo ekipit, Xhevi është i orientuar drejt zgjidhjeve dhe idealizmit të përkushtuar në fuqizimin e komunitetit dhe vendit ku jeton. I papërtuar për të kontribuuar në komunitet dhe mbrojtës i kauzave të drejta, duke u shndërruar në modelin pozitiv të të riut që kontributin e tij kërkon ta japi në vendin ku ka lindur dhe është rritur. Misioni në jetë: Ta kthejë Rrogozhinën në ndër destinacionet turistike më të kërkuara.